Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rreth 2 mijë vende të lira kanë mbetur në Universitetin e Prishtinës

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 22:37
Rreth 2 mijë vende të lira kanë mbetur në Universitetin e Prishtinës

Rreth 7 mijë e 100 kandidatë kanë aplikuar këtë vit për studime në nivelin baçelor në Universitetin e Prishtinës, për rreth 5 mijë e 600 vende të parapara.

Megjithatë, në disa programe studimore kanë mbetur vende të lira, ndërsa lista e tyre bashkë me programet përkatëse do të publikohet nesër.

Ndërkohë, në nivelin master, shumica e programeve kanë arritur t’i plotësojnë kuotat e përcaktuara.

“Ka mundësi të dytë. Ka mundësi që studentët të cilët nuk janë pranuar në një program të caktuar ku ata kanë prirje dhe afinitet, të drejtohen në një program tjetër të ngjashëm brenda njësive ose edhe në njësi të tjera akademike”, ka thënë Majlinda Zhitija-Gjelaj, prorektore për Cilësi dhe Çështje Studentore në UP.

Risi e këtij viti ishte edhe rezervimi i kuotave të veçanta për mërgatën shqiptare, arbëreshët e Italisë dhe të Zarës, si dhe për shqiptarët që jetojnë në Turqi.

Prorektorja për Cilësi dhe Çështje studentore, Majlinda Zhitija, tha se interesimi ishte i ulët për shkak të kohës së shkurtër të informimit, por theksoi se këto kuota do të vazhdojnë të jenë pjesë konkurseve të ardhshme, me synimin që kjo praktikë të bëhet traditë.

“Në tërë botën kemi të shpërndarë mërgatën, kemi bërë çmos të ndajmë informatat përmes ambasadave. Koha e shkurtër e bëri të veten, aplikuan rreth 14 kandidatë nga vende të ndryshme të botës. Kam kënaqësinë t’ju informoj të gjithëve që janë pranuar katër prej tyre. Domethënë, kanë kaluar kriteret e pranimit që lidhen me suksesin paraprak por edhe me provimin pranues. Kemi dy studentë të cilët do të studiojnë, do të jenë nga mërgata, do të jenë studentë në programin e gjuhës gjermane, një student në programin e gjuhës frënge dhe një student në programin e shkencave kompjuterike”, ka shtuar Zhitija-Gjelaj.

Ajo tha se kanë rishikuar programet studimore në kuadër të procesit të riakreditimit dhe se kurrikulat janë përshtatur me kërkesat e tregut të punës.

U përmend në veçanti Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike, i cili ka kaluar nëpër një reformë të programeve studimore, me synimin që përgatitja e studentëve të jetë në përputhje me nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.

UP

Më shumë nga Lajme

  • 17:22Haxhiu në ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj: Mendësia patriarkale është në kundërshtim me detyrën tuaj
  • 17:16Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
  • 15:59Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet
  • 15:37I pushuan hetimet ndaj tij, Peci: Prokuroria është e pavarur, nuk e njoh askënd aty
  • 15:36Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane