Një tjetër rrëfim tronditës i dhunës obstetrike nga Klinika e Gjinekologjisë në QKUK, ka arritur nga një nënë në redaksinë e klankosova.tv.
Ajo thotë se ka lindur katër fëmijë, të gjithë me operacion, por kurrë nuk ka përjetuar traumë të tillë si në lindjen e fundit.
”Tmerr. Unë kam lind 4 fëmijë, të gjithë me operim. Vetëm tmerr. Në asnjërën lindje s’e kam përjetu si në këtë, që kur është Albini kryeministër. Paramendoje, varra mu ka çelë, dhe veç më kanë majtë dy muaj në spital tu m’maltretu”.
