Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahmani pasi u zgjodh deputet: Dje, sot, nesër dhe përherë do të jemi në mbrojtje të familjes

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 19:08
Rrahmani pasi u zgjodh deputet: Dje, sot, nesër dhe përherë do të jemi në mbrojtje të familjes

Eman Rrahmani me një postim në “FACEBOOK” ka reaguar pasi u zgjodh deputet.

“Kjo votë më vendos një barrë të madhe përgjegjësie mbi vete, për çdo hap që bëj, për çdo veprim dhe vendim politik që ndërmarr.”, shkroi ai.

I plotë:

Të nderuar qytetarë,

Fort të dashur mbi 27 mijë votues, që me guxim e bindje zgjodhët kauzën për FAMILJE, dhe ju rreth 200 mijë votues që zgjodhët PDK-në. Ky rezultat nuk është thjesht një numër votash, është zëri juaj i fuqishëm, është besimi juaj i drejtpërdrejtë, është qëndrimi juaj i palëkundur për mbrojtjen e vlerave tona më të shenjta.

Fitorja jonë nuk është sukses personal, kjo është fitore e kauzës për familjen shqiptare, fitore e secilit prej juve.

Kjo votë më vendos një barrë të madhe përgjegjësie mbi vete, për çdo hap që bëj, për çdo veprim dhe vendim politik që ndërmarr.

Dhe po, unë do ta bartë këtë përgjegjësi me krenari, me përultësi, me nënshtrim para Zotit, me krenari para njerëzve.

Ky besim i juaji është mesazh i forte, më jep forcë e shpresë, më jep besim se e ardhmja mund dhe do të jetë më e mirë.

Ju dhat një mesazh për ata që rrugës zgjodhën të tradhtojnë, të mashtrojnë, të shpifin e të përgojojnë, të dorëzohen. Mesazh për ata që u shitën, u servilosën dhe u nënshtruan para pushtetit nga frika, nga padituria dhe nga ambicjet e ulëta për pushtet. Mesazh për ata që u përpoqën të përfitojnë në kurriz të punës së të tjerëve.

Dhe po, ky është mesazh i qartë për SEKTIN që po përpiqet të ndryshojë familjen, njeriun, shoqërinë, që kërkon të prekë fëmijët tanë me një edukim që nuk ka lidhje as me traditën, as me kulturën e as me rrënjët tona.

Ne nuk do ta lejojmë këtë kurrë.

Dje, sot, nesër dhe përherë do të jemi në mbrojtje të familjes, aty ku ka nënë e babë, burrë e grua, vajzë e djalë. Do të jemi zëri dhe forca juaj, do të jemi përfaqësimi me i mirë për ju.

Me gjithë dijen dhe energjinë që kam, do të mbroj çdo vlerë të shenjtë, dhe kurrë, me asnjë çmim, nuk do të lejoj që këto vlera të cenohen, ashtu si qëndruam për katër vite të pa lëkundur.

Ky është vetëm fillimi. RILINDJA!

Fillimi i një rrugëtimi të ndershëm, të drejtë, dinjitoz e profesional.

Rrugëtimi që do të sjellë dobi jo vetëm për familjen, por edhe për vendin, shoqërinë, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën, për çdo fushë ku puna dhe nderi japin fryt.

Ne do të ecim përpara me dije, me nder e zotësi.

Në fund, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer e tejet konstruktiv me Partinë Demokratike të Kosovës, me Kryetarin Bedri Hamza, ish-kryetarin Memli Krasniqi, nënkryetarin dhe kryetarin e Degës së Prishtinës Uran Ismaili, strukturat dhe aktivistët e PDK-së, por mbi të gjitha, ju votues te kauzes për FAMILJE, ju votues të Partisë Demokratike të Kosovës qe na keni bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë.

Jemi gati për punë të veshtira por qe janë punë të medha!

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 15:39Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
  • 15:26“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales
  • 15:26Incident i rëndë në Korish të Prizrenit, dyshohet se një person tentoi ta vrasë komshiun
  • 14:25Konfirmohen shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, dy të vdekur