Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rrahmani: Moszgjedhja e presidentit mund të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 13:35
Rrahmani: Moszgjedhja e presidentit mund të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Deputeti Eman Rrahmani nga Lista për Familje, në koalicion me PDK-në, ka deklaruar se në rast se nuk arrihet zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja.

Rrahmani ka thënë se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje për të kërkuar legjitimitet të ri politik, pasi sipas tij rezultati aktual zgjedhor nuk ofron orientim të qartë për zgjedhjen e presidentit.

“Jam plotësisht i pajtimit që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të kërkohet legjitimitet pikërisht për këtë çështje, sepse besoj se rezultati aktual nuk jep një orientim të qartë për zgjedhjen e presidentit. Duke qenë se jam kundërshtar i madh i kësaj qeverisjeje për arsye ideologjike dhe vazhdoj të jem i tillë, e shoh këtë si një rrezik të madh për vendin dhe shoqërinë. Angazhimi im do të jetë që ta zvogëloj rezultatin e tyre”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka folur edhe për qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se ende nuk ka pasur diskutime konkrete.

“Sa i përket PDK-së, nuk është se kemi diskutuar dhe ende nuk kemi një qëndrim të qartë, por mund të them se për çështjen e presidentit do të jem në koordinim të plotë me cilindo që të jetë qëndrimi i PDK-së”, ka shtuar Rrahmani në teve1.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në skenën politike po diskutohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme në rast të mosarritjes së konsensusit për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 08:14Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi
  • 08:12Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë
  • 07:58Dy ambasadorë, dy takime në Kuvend – Finlanda dhe Italia sot në agjendën e diplomacisë kosovare
  • 07:55Pas gati 30 vjetësh në Senat, bashkëpunëtorja e Trumpit humb zgjedhjet
  • 07:42OVL UÇK-ja thërret konferencë për shtyp, nuk dihet arsyeja