Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahje dhe të shtëna në Ferizaj, një i dyshuar në arrati

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 22:05
Rrahje dhe të shtëna në Ferizaj, një i dyshuar në arrati

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër qendrës tregtare “Eurogjigant”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, bëri të ditur se rreth orës 20:25 policia ka pranuar informacion për një rrahje në progres, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është konstatuar se përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, por jo nga arma e zjarrit.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit.”, ka thënë Veseli

Me rastin po merren organet e hetuesisë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë