Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Roja alarmon: Serbët hedhin tela të rrymës në Ujman, mund të vdesësh sapo futesh në ujë

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 14:27
Roja alarmon: Serbët hedhin tela të rrymës në Ujman, mund të vdesësh sapo futesh në ujë

Lidhur me rastin tragjik të mbytjes së mërgimtarit, Rrahim Latifi, në liqenin e Ujmanit, ka folur Kryetari i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, Milaim Vitija.

Ai në emisionin “Kosova Today’’ në Klan Kosova, ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë liqen, duke thënë se noti është i ndaluar në çdo liqen në Kosovë.

“Po të më pyeste dikush mua, asnjë njeri s’do ta lija të lahej atje. Temperatura është mbi 40 gradë jashtë dhe kur hyn menjëherë në ujë të ftohtë, trupi pëson ngerç dhe mund të mbytesh në pak sekonda”, ka thënë ai.

Por paralajmërimi më shqetësues nga Vitija lidhet me rreziqe të tjera, të cilat potencialisht, siç thotë ai, mund të jenë vdekjeprurëse.

“Para dy javësh kemi ndërmarrë një aksion për largimin e motorëve me benzinë që i përdorin serbët atje – rreth 70 anije. Aty kam gjetur edhe tela të rrymës që vijnë nga vilat e serbëve në ujë. Në momentin që ndizet agregati i ndonjërit prej tyre, nëse je brenda në ujë, të mbyt rryma”, deklaroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 11:25Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së
  • 11:06Ramadani: Aleanca, e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit
  • 10:49"Nëse jam unë serb, edhe UÇK-ja është e serbisë" - Si u nervozua Fehmi Lladrovci gjatë një mbledhje në mërgim
  • 10:39Përleshje në Zubin Potok, një person lëndohet rëndë dhe katër të dyshuar arrestohen
  • 10:24Vetëm tri ditë afat: Kosova drejt një tjetër krize institucionale?