Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rizvanolli në takim Haddad, fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 19:30
Rizvanolli në takim Haddad, fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtoi tryezën e rrumbullakët për prioritetet zhvillimore të Kosovës dhe bashkëpunimin ekonomik me Francën, të organizuar në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Ministrit të Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Në tryezë morën pjesë Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), France Sport Expertise Group dhe kompanive franceze.

Diskutimi u zhvillua pas nënshkrimit të pesë instrumenteve të reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës: Marrëveshjes për ekstradim; Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale; Marrëveshjes së kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030; Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit Francë–Kosovë për Lojërat Mesdhetare; si dhe Marrëveshjes Administrative për zgjerimin e mësimdhënies së gjuhës frënge në Kosovë.

Ministrja Rizvanolli prezantoi prioritetet ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës, me fokus të veçantë në tranzicionin energjetik, zhvillimin e kapaciteteve të reja solare dhe të erës, modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit energjetik dhe zhvillimin e sistemeve të reja të ngrohjes qendrore.

Ajo theksoi gjithashtu mundësitë për rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit në sektorët e TIK-ut, prodhimit, tregtisë dhe infrastrukturës, si dhe ftoi kompanitë franceze të marrin pjesë në projektet dhe proceset e ardhshme investuese në Kosovë.

“Franca është një nga partnerët tanë kryesorë evropianë. Ekziston hapësirë e konsiderueshme që marrëdhëniet tona të fuqishme politike të plotësohen me bashkëpunim edhe më të thellë ekonomik, investime të reja dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve dhe ekonomive tona”, theksoi ministrja Rizvanolli.

Ministri Haddad e vlerësoi diskutimin si produktiv dhe të dobishëm, duke theksuar se ai shënon fillimin e një bashkëpunimi më të gjerë dhe më ambicioz ndërmjet dy vendeve.

“Ky është fillimi i diçkaje më të madhe dhe shumë më ambicioze. Lojërat Mesdhetare përbëjnë një mundësi shumë të mirë për ta nxitur dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, deklaroi ministri Haddad.

Në takim u diskutua edhe roli i AFD-së në mbështetjen e projekteve në energji, infrastrukturë dhe sport, si dhe kontributi i ekspertizës franceze në përgatitjen dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin dhe për të punuar së bashku në shndërrimin e prioriteteve të identifikuara në projekte konkrete. Kosova dhe Franca do të vazhdojnë dialogun ndërinstitucional dhe angazhimin me sektorin privat për të nxitur investimet, zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Artane Rizvanolli

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Speciale? Gërvalla ka një përgjigje
  • 20:34Haxhiu: Me guximin e Policisë së Kosovës dështoi plani për shkëputjen e veriut
  • 20:33Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut e skalit atë si figurë të ruajtjes së sovranitetit dhe sundimit të ligjit
  • 20:26Kuvendi i Kosovës: Kryesia mblidhet të premten pa PDK-në
  • 20:11A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit