Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rizvanolli dhe Ambasadori Schuebel vizitojnë “Kosova B”,në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 17:14
Rizvanolli dhe Ambasadori Schuebel vizitojnë “Kosova B”,në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, vizituan sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës për të ndjekur nga afër zbatimin e projektit të elektrofiltrave dhe sistemit për reduktimin e oksideve të azotit, DeNOx.

Projekti, i kontraktuar nga BE-ja për zbatim nga një konsorcium evropian, përfshin njësitë B1 dhe B2 dhe përbën një investim madhor në infrastrukturën energjetike të Kosovës. Financimi nga BE-ja arrin vlerën prej afro 84 milionë eurosh. Punimet në B1 kanë nisur në prill 2026, me përfundim të planifikuar në nëntor të këtij viti, ndërsa ndërhyrja në B2 është planifikuar të nisë në prill 2027.

Ministria e Ekonomisë ka kërkuar nga kontraktori dhe BE-ja, në cilësinë e autoritetit kontraktues, që të bëjnë maksimumin për përfundimin e projektit brenda afatit të planifikuar. Rikthimi në kohë i njësisë B1 në operim është me rëndësi të veçantë për sigurinë e furnizimit gjatë muajve të dimrit, kur kërkesa për energji është e lartë.

Ministrja theksoi rëndësinë e ndjekjes së vazhdueshme të ecurisë së projektit dhe adresimit pa vonesë të çdo pengese që mund të ndikojë në afatet e zbatimit.

Elektrofiltrat dhe sistemi DeNOx synojnë uljen e përqendrimit të pluhurit në gazrat dalëse në 20 mg/Nm³ dhe të oksideve të azotit në 200 mg/Nm³. Sipas objektivave të projektit, kjo përfaqëson ulje deri në 18 herë (350mg/20mg)për pluhurin dhe rreth 3 herë (540mg/200mg) për oksidet e azotit, duke përmirësuar ndjeshëm performancën mjedisore të termocentralit.

“Gjatë takimeve këtë javë, Ministrja dhe Ambasadori diskutuan gjithashtu reformat në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së, përfshirë Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, i cili është në konsultim publik deri më 5 nëntor, për të cilin palët e interesit ftohen që të përcjellin komentet e tyre. Miratimi i ligjit lidhet me përmbushjen e kushtit të Planit të Rritjes me vlerë rreth 6,26 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Ministrja dhe Ambasadori vlerësuan rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm, përfshirë Pakon e Mbështetjes për Energjinë prej 75 milionë eurosh, përfundimi i së cilës u shënua më 16 tetor. Nga kjo pako kanë përfituar mbi 200 mijë familje dhe 154 biznese në Kosovë.

Të dy ritheksuan angazhimin për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e investimeve dhe reformave që rrisin sigurinë energjetike, përmirësojnë shërbimet për qytetarët dhe mbështesin modernizimin e sektorit.

rizvanolliambasadorischuebel

Të ngjashme

Ambasadori francez Huchet takon Rashiqin: Riafirmuam përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve

Ambasadori francez Huchet takon Rashiqin: Riafirmuam përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve

21:08
Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

Ambasadori britanik pas takimit me Ramën: Kënaqësi të diskutoj për Lojërat Mesdhetare e planet ambicioze për Prishtinën

14:59

Më shumë nga Lajme

  • 18:22Nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë protestuesit vendosin në flakë një karrige
  • 18:22Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë më 25 tetor
  • 18:15Kush janë 3 kandidatët që pritet t'i futen garës për kryetar të PDK-së?
  • 18:07Rama pret në takim të riun që i kërkoi një takim personal: Me zemrën në vendin e duhur
  • 18:07Incident në veri, bien në pranga dy persona