Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 15:10
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti duke prekur njësinë Dajç. Në këtë mënyrë Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometër.

Rasti i parë i muartajës për këtë vit është konstatuar në fshatin Mali i Gjymtit të Dajçit. Rreth 20 krerë dele të fermerit Sokol Volaj janë groposur ndërsa tashmë pritet asgjësimi edhe i afro 60 krerëve të tjera dele që ka ky fermer. Rasti ka 3 ditë që është konfirmuar zyrtarisht.

Dëmi që i shkaktohet fermerit Volaj është i konsiderueshëm sepse shkon rreth 10-15 milionë lekë të vjetër ndërsa shpreson të dëmshpërblehet. Ndërkohë administratori i Dajçit Broz Pjetrani thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.

Përveç Dajçit drejtoria rajonale e ekstensionit bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera si shkak i rrezikut të përhapjes së murtajës. Kjo është një sëmundje që prek kafshët por që nuk transmetohet tek njeriu.

Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan 3 raste të tilla duke bërë asgjësimin e të imtave ndërsa zonat e prekura u vendosën në karantinë brenda afateve ligjore të përcaktuara.

Shkodër

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
  • 15:00Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare
  • 14:55Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
  • 14:53Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit Shaban Golaj, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit