Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rezultati i zgjedhjeve, Bajrami konfirmon dorëheqjen: Kërkova dorëheqjen e Abdixhikut, LDK-ja ka nevojë për reflektim

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 18:14
Rezultati i zgjedhjeve, Bajrami konfirmon dorëheqjen: Kërkova dorëheqjen e Abdixhikut, LDK-ja ka nevojë për reflektim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të dobëta zgjedhore të partisë, duke theksuar se ky veprim buron nga standardet politike që vetë LDK-ja i ka ndërtuar ndër vite.

Në mbledhjen e djeshme të LDK-së, Bajrami ka deklaruar se, në përputhje me të njëjtin standard, ajo ka ofruar edhe dorëheqjen e saj të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë. Sipas saj, kushdo që merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.

Ajo ka theksuar se ky vendim nuk është personal apo emocional, por një akt politik në funksion të ruajtjes së parimeve dhe përgjegjësisë brenda partisë.

Bajrami ka paralajmëruar gjithashtu për, siç e ka quajtur ajo, rrezikun e përqendrimit të pushtetit absolut te një parti dhe te një person i vetëm, duke shtuar se për pesë vite rresht interesat personale dhe partiake janë vendosur mbi interesin e Kosovës.

“LDK-ja nuk ka qenë kurrë vetëm një parti politike, por mbrojtëse e shtetit, institucioneve, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Kjo është e mundur vetëm kur interesin e LDK-së dhe të Kosovës e vendosim para interesave personale e partiake”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka vlerësuar se pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin dhe se zgjedhjet e brendshme janë të domosdoshme, duke shtuar se asnjë proces tjetër nuk mund ta nxjerrë LDK-në nga situata aktuale.

Në fund, Bajrami ka falënderuar 126 mijë e 102 qytetarët që kanë votuar LDK-në, si dhe 57 mijë e 153 votuesit që i kanë besuar asaj personalisht. Ajo ka konfirmuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik si deputete në mandatin e saj të shtatë në Kuvendin e Kosovës, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.

“LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen, sepse një LDK e fortë i duhet Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Hykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 21:18“Varet nga SHBA”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit
  • 21:14Pas raportimit, Reuters ndan edhe pamjet nga momenti kur Time Kadrijaj e gjuajti Kurtin me ve
  • 21:08Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden
  • 21:04Momenti kur zjarrfikësi qetëson fëmijën e trembur nga zjarret në Mallakastër
  • 20:35​Dita e 70-të e protestës në Tiranë, thirrje kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës