Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Rezultatet mund të jenë dëshpëruese për VV-në”, paralajmëron Mazllum Baraliu

GD
Gazeta Demos6 prill 2026 në 22:22
“Rezultatet mund të jenë dëshpëruese për VV-në”, paralajmëron Mazllum Baraliu

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se vendi mund të përballet me zgjedhje të reja nëse mungon konsensusi politik dhe një lloj konsultimi mes partive para daljes para elektoratit.

Sipas tij, qytetarët presin shpresë dhe stabilitet, por situata aktuale nuk jep garanci për rezultate të sigurta.

Baraliu theksoi se, duke u bazuar në sjelljet politike të viteve të fundit, veçanërisht që nga viti 2014, krizat nuk janë të reja, por ajo që po ndodh tani përbën kulmin e paralizës politike në vend.

“Askush nuk mund të presë rezultate të sigurta, sepse kemi parë vazhdimisht kriza politike. Kjo nuk është hera e parë, por është një nga më të thellat”, u shpreh ai.Baraliu përdori edhe një analogji të njohur, duke iu referuar Albert Einstein, duke thënë se nuk mund të priten rezultate të ndryshme nëse përdoren të njëjtat metoda dhe sjellje politike.

Ai shtoi se nëse partitë shkojnë sërish në zgjedhje me të njëjtën qasje dhe kandidatë, nuk mund të pritet një rezultat më i mirë politik.Sipas Baraliut, një nga pengesat kryesore mbetet procesi i zgjedhjes së presidentit, të cilin e quajti “thembrën e Akilit” të sistemit politik në vend.

“Në momentin kur vjen puna te zgjedhja e presidentit, aty krijohet barriera kryesore. Kjo situatë që e kemi tani do të përsëritet edhe në të ardhmen dhe rezultatet mund të jenë jashtëzakonisht sfiduese dhe zhgënjyese, madje edhe për fituesin e zgjedhjeve”, theksoi ai.

mallzun baraliu

Më shumë nga Lajme

  • 07:39Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:38Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën, në fokus situata e sigurisë dhe bllokada institucionale
  • 07:34Mundësi për reshje shiu, ky është parashikimi i motit për sot
  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri