Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rezervat e ujit mbeten të mjaftueshme për të garantuar furnizimin

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 21:29
Rezervat e ujit mbeten të mjaftueshme për të garantuar furnizimin

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore mbetet kyç për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 1.69 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Badovcit është 2 metra nën nivelin e mbushjes.

Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, bazuar në rezervat aktuale, këto sasi të ujit garantojnë furnizim me ujë deri në fund të vitit 2026. Megjithatë, kjo siguri varet në masë të madhe nga mënyra se si përdoret dhe menaxhohet uji gjatë muajve në vijim, shkruan RTK.

Sipas tyre, shpenzimi racional dhe i përgjegjshëm i ujit është i domosdoshëm pasi përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit.

Ekspertët e ujërave vlerësojnë gjendjen e Kosovës sa u përket resurseve dhe rezervave ujore, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të siguruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Ndryshe, qëndrueshmëria e furnizimit me ujë u tha se është përgjegjësi e përbashkët.

Liqeni i Badocit

Më shumë nga Lajme

  • 17:47Abrashi i VV’së për nismën e PDK’së: S’e kam paramenduar që do të vinte koha t’i përmendi miqtë ndërkombëtar
  • 17:44Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet
  • 17:43Abrashi i VV’së për nismën e PDK’së: S’e kam paramenduar që do të vinte koha t’i përmendi miqtë ndërkombëtar
  • 17:28Vdes ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt
  • 17:22Kur pritet aktgjykimi ndaj Thaçit? Dhomat e Specializuara sqarojnë se më 14 shtator nisi afati 90-ditor