Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexhepi: Për shqiptarët në Luginën e Preshevës, deklaratat e Paunoviqit janë të pritshme

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 18:05
Rexhepi: Për shqiptarët në Luginën e Preshevës, deklaratat e Paunoviqit janë të pritshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtares serbe, duke thënë se për shqiptarët e kësaj zone ato nuk janë të papritura.

Rexhepi tha se çdo deklaratë që nxit urrejtje etnike apo justifikon spastrimin etnik është e papranueshme dhe paraqet kërcënim për stabilitetin në rajon.

“Kur gjuha e urrejtjes bëhet politikë, paqja vihet në rrezik. Çdo deklaratë që nxit urrejtje etnike, apo e cila glorifikon spastrimin etnik, është e papranueshme dhe realisht është një kërcënim i stabilitetit në rajon. Shqiptarët e kanë provuar mbi lëkurën e tyre pasojat politike të tilla dhe nuk do të heshtin përballë askujt dhe ato do të rikthehen në retorikën e viteve të errëta të Ballkanit, retorikën e millosheviqane i cili edhe është kasap i Ballkanit”, u shpreh Rexhepi.

Ai tha se Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe me përgjegjësinë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës, por edhe për viktimat e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Rexhepi tha se deklaratat e tilla janë “të pritshme”, pasi sipas tij në terren po vazhdojnë probleme serioze që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.

Për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës këto deklarata janë të pritshme, sepse është duke ndodhur realisht në Medvegjë është duke ndodhur spastrimi etnik, ka ndodhur sepse janë shumë njerëz të Medvegjës që janë shlyer nga regjistri civil, tani ka filluar në Preshevë dhe Bujanoc”, deklaroi ai.

Sipas tij, deklaratat që lidhen me spastrimin etnik nuk mund të konsiderohen thjesht si lapsuse, por si shenja të një mendësie që rikthen retorikën e viteve ’90.

Kur një ministre e deklaron publikisht se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, nuk kemi të bëjmë me një lapsus, kemi të bëjmë me një mendësi që rikthen hije të errëta të popullit, të politikës të viteve 90-ta”, tha Rexhepi.

PRESHEVE

Më shumë nga Lajme

  • 12:44Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara
  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes
  • 12:41A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses
  • 12:40KRU Prishtina njofton se sot do të ketë intervenime në shtatë rrugë të kryeqytetit