Rexhep Kurtbogaj ka bërë të ditur se dy nga nëndegët më të fuqishme të LDK-së në rajonin e Rugovës kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sipas Kurtbogajt, kjo mbështetje është një dëshmi e qartë e besimit që strukturat e LDK-së në terren kanë ndaj vizionit dhe qeverisjes së Kryetarit Muhaxheri, si dhe një sinjal i fortë për unitetin dhe mobilizimin e partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.