Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reuters: Turqia i kërkon shërbimit sekret britanik MI6 të rrisë mbrojtjen për presidentin sirian Ahmed al-Sharaa

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 17:54
Reuters: Turqia i kërkon shërbimit sekret britanik MI6 të rrisë mbrojtjen për presidentin sirian Ahmed al-Sharaa

Agjencia e Inteligjencës së Turqisë i ka kërkuar shërbimit sekret britanik MI6, që të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, pas disa komploteve të fundit për atentat, raporton “Reuters” duke iu referuar pesë burimeve që kanë njohuri mbi çështjen.

Sipas raportimit, kërkesa është bërë muajin e kaluar dhe nxjerr në pah përpjekjet e aleatëve të huaj për të stabilizuar një vend që ende është i tronditur nga dhuna sporadike, 15 muaj pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad, ndërkohë që lufta SHBA-Izrael kundër Iranit po trondit tani rajonin më të gjerë.

Aleatët e shohin Ahmed al-Sharaa si një figurë shumë të rëndësishme për të parandaluar që Siria të rikthehet në përplasje sektare ose në një luftë të re civile. Kjo vjen pasi 14 vite luftë civile detyruan miliona sirianë të largohen nga vendi si refugjatë dhe i dhanë mundësi Shtetit Islamik (ISIS) të marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit të Sirisë.

Muajin e kaluar, militantët e ISIS-it shtuan sulmet ndaj forcave ushtarake dhe të sigurisë në të gjithë Sirinë dhe e shpallën Sharaa-n, si “armikun e tyre numër një.”

Megjithatë, nuk është e qartë saktësisht se çfarë i ka kërkuar Turqia shërbimit sekret britanik MI6, ose nëse MI6 ka marrë ndonjë rol të ri në këtë çështje.

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
  • 15:00Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare
  • 14:55Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë
  • 14:53Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit Shaban Golaj, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit