Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reuters shkruan për dakordimin LVV-LDK për emrin e Bekim Sejdiut për President: Mund t’i japë fund ngërçit

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 17:38
Reuters shkruan për dakordimin LVV-LDK për emrin e Bekim Sejdiut për President: Mund t’i japë fund ngërçit

Partia e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (VV), dhe opozita, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ranë dakord të hënën për ta mbështetur zgjedhjen e një presidenti të ri, një lëvizje që mund t’i japë fund gati dy vjetëve të ngërçit politik, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Kandidati i propozuar, Bekim Sejdiu, 51 vjeç, është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës. Ai më parë ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi dhe si konsull i përgjithshëm në New York.

Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ka nevojë vetëm për një pjesë të vogël të votave nga partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar qeverinë. Megjithatë, atij i mungon shumica prej dy të tretash në parlament, e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Kosova, një nga vendet më të varfra të Europës, synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Brukseli ka thënë vazhdimisht se vendi ka nevojë për institucione të qëndrueshme, të afta për të zbatuar reformat e kërkuara për anëtarësim. Paqëndrueshmëria politike ka vonuar reformat dhe ka ngadalësuar qasjen në fondet e BE-së.

Së bashku me disa parti të komuniteteve joshumicë, dy partitë mund të sigurojnë më shumë se 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, një post që është kryesisht ceremonial.

“Shpresojmë dhe besojmë se Republika e Kosovës, siç ka bërë kaq shpesh në të kaluarën, do të gjejë edhe një herë një mënyrë për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat e mëdha që na presin”, tha Sejdiu në një konferencë për media pas arritjes së marrëveshjes.

Dështimi për të zgjedhur një president të ri shkaktoi zgjedhjet e parakohshme të qershorit, votimi i tretë kombëtar i vendit në më pak se 18 muaj.

Mbetet e paqartë se kur do të mblidhen ligjvënësit për të zgjedhur kryetarin e parlamentit, për ta zgjedhur qeverinë e re dhe për të votuar për presidentin.

reutersshkruanbekim

Të ngjashme

Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV

Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV

10:09
Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare

Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare

22:52
Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni!

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni!

21:37
Haradinaj: Bekim Sejdiu e ka dëshmuar integritetin profesional e personal në të mirë të shtetit

Haradinaj: Bekim Sejdiu e ka dëshmuar integritetin profesional e personal në të mirë të shtetit

21:21

Më shumë nga Lajme

  • 13:23Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën
  • 13:10Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro
  • 12:21Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
  • 12:20Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
  • 12:19Rama: O Albin, a merr vesh, buxheti i komunës s’është instrument i disiplinimit politik