Kosova po vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit të sivjetmë.
Kjo po shihet si e dëmshme nga deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i cili tha se Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike.
Sipas tij, “kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve poashtu arsye për të kërkuar formimin e qeverisë”.
“Sikurse e kam thënë disa herë më parë, mendoj se një vend së pari duhet ta shohë interesin e vet. Dhe Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike dhe po, patjetër, kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve poashtu arsye për të kërkuar formimin e Qeverisë”, u shpreh Reuten në Klan Kosova.