Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leotrim Retkoceri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thënë se ndërprerja e shërbimeve publike, këtu përfshirë transportin publik veçse rëndon më shumë jetën e qytetarëve të Prishtinës, por që siç tha ai duhet dikush të marrë përgjegjësi.
Ai theksoi se PDK-ja do të votojë në këtë seancë për dy pikat e rendit të ditës, bartjen e mjeteve nga viti 2025 në vitin 2026, si dhe buxhetin e vitit 2026.
“Mbledhja po zhvillohet në një kohë kur kriza financiare në Prishtinë po thellohet dhe po bëhet gjithnjë e më serioze. Në një periudhë të rritjeve të vazhdueshme të çmimeve në vend. Ndërprerja e shërbimeve publike, përfshirë transportin publik, veçse e rëndon më shumë jetën e qytetarëve të PRishtinës dhe punëtorëve në ndërmarrje publike dhe dikush për këtë situatë duhet të marrë përgjegjësi. Grupi i asamblistëve të PDK-së, për mandatin 2021-2025 mbetet i vendosur të kontribuojë për zhbllokimin e kësaj gjendje”, tha Retkoceri.
