Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reshjet e shiut, Komuna e Deçanit del me njoftim

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 22:23
Reshjet e shiut, Komuna e Deçanit del me njoftim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Deçanit ka njoftuar se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike është shtyrë fillimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune.

Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të rifillojë më 12 janar 2026, ndërsa ditët e humbura të mësimit më 8 dhe 9 janar do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, në përputhje me planifikimet e përcaktuara nga institucionet përkatëse arsimore.

Drejtoria e Arsimit ka bërë thirrje për mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit, duke shprehur shpresën se kushtet atmosferike do të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë rregullisht dhe pa pengesa.

Ky vendim vlen për të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Deçanit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM ME RËNDËSI TË VEÇANTË

Njoftojmë të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Deçanit, prindërit dhe nxënësit, se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më datën 12.01.2026.

Ditët e humbura të mësimit, 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, sipas planifikimeve të përcaktuara nga institucionet arsimore përkatëse.

Shpresojmë që kushtet atmosferike të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë rregullisht dhe pa pengesa.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt, Drejtoria e Arsimit në Deçan./

Decan

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë