Hysen Durmishi, ushtrues i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, është deklaruar rreth situatës në vend pas vërshimeve të fundit që kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të shiut. Në reagimin e tij, Durmishi ka njoftuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut, dhe se në këto momente po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht.
Po ashtu, nga Durmishi është bërë e ditur edhe se, në rrugën Fushë Kosovë – Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë.
”Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.
Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.
