Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë në gjendje të plotë gatishmërie për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin.
“Siç kemi theksuar edhe më herët, institucionet përgjegjëse janë të përgatitura që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë kalueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit.”
