Radio Evropa e Lirë ka raportuar për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për çka u tha nga Bashkimi Evropian të jenë përmbushur rrethanat për hapjen e saj.

Megjithatë, sipas REL, misioni paqembajtës i NATO-s në Kosovës, KFOR-i, është i pajtimit për hapjen e saj por jo edhe për kohën se kur duhet të ndodh kjo.

Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, kishte të planifikuar takim me Komandantin e KFOR-it, por se takimi si pasojë e “rrethanave të paparashikueshme” nuk u mbajtë.