Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Refuzohet paraburgimi për 9 kryesuesit në Rahovec, caktohet masa e paraqitjes në polici

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 11:44
Refuzohet paraburgimi për 9 kryesuesit në Rahovec, caktohet masa e paraqitjes në polici

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave nga komuna e Rahovecit, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit.

Vendimi është marrë në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë, ku gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave dhe me autorizime të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrën Komunale të Numërimit në Rahovec, kanë ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet dhe duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor si dhe vullnetin e lirë të votuesve.

Në vend të paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor për një periudhë prej një muaji. Kjo masë do të vlejë nga 11 shkurti 2026 deri më 11 mars 2026.

“Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor”, njofton kjo gjykatë

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 18:35Policia aktivizon rrugë alternative pas bllokimit nga protestuesit, konvoji i Presidentes së KE-së vazhdon pa incidente
  • 18:34Hamza i ndan pamjet e filmuara nga droni: Populli nuk e pranon padrejtësinë
  • 18:33I gjenden armë në shtëpi, një person nga Kabashi i Vitisë dërgohet në mbajtje
  • 18:32“Rroftë UÇK”, Haradinaj: Çdo ditë, sheshet e Kosovës po mbushen me thirrje për drejtësi
  • 18:32Alarm i rrejshëm, nuk ka mjet të dyshimtë në Prishtinë