Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 18:57
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në Kongresin e 5-të të rregullt të partisë, që u mbajt me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë.

Në përfundim të procesit zgjedhor të brendshëm, delegatët i dhanë sërish besimin Redžepit për të udhëhequr partinë edhe për një mandat të ri, shkruan IndeksOnline.

Në fjalimin e saj pas rizgjedhjes, Redžepi falënderoi delegatët për mbështetjen dhe theksoi se ky mandat i ri është një obligim i madh për të vazhduar me më shumë forcë dhe përkushtim angazhimin për të drejtat dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve boshnjakë në institucionet e vendit.

“Mbështetja juaj më obligon që edhe më fuqishëm të vazhdoj luftën për interesat e qytetarëve tanë, për një komunitet më të fortë, më të drejtë dhe më të lirë,” deklaroi Redžepi.

Ajo shtoi se NDS do të mbetet një zë i fuqishëm i qytetarëve, një forcë e ndryshimit dhe një garantues i përfaqësimit autentik të komunitetit boshnjak në politikën kosovare.

Në ceremoninë solemne të kongresit morën pjesë edhe figura të ndryshme politike dhe shoqërore, të cilët me praninë e tyre theksuan rëndësinë që po fiton NDS në skenën politike të vendit.

parti

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Von der Leyen viziton Kosovën këtë javë, takime me Haxhiun dhe Kurtin
  • 17:39“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja
  • 17:35Këto janë tetë komisionet që do të drejtohen nga VV-ja në Kuvend
  • 17:31Gola nga Strasburgu për liderët e UÇK-së: Besoj fuqishëm se Apeli do t’i rrëzojë akuzat dhe ata do të jenë të lirë!
  • 17:25Aksident mes dy veturave në Prishtinë, një i lënduar