Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reduktime drastike të ujit në Pejë, “Hidrodrini” jep ‘lajmi e keq’ për konsumatorët

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 22:21
Reduktime drastike të ujit në Pejë, “Hidrodrini” jep ‘lajmi e keq’ për konsumatorët

Komuna e Pejës po përballet me reduktime të vazhdueshme të ujit të pijshëm që nga java e kaluar.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për vazhdimin e reduktimeve të ujit në disa zona të qytetit, për shkak të nivelit të ulët të ujit në burimet ujore si pasojë e thatësirave dhe mungesës së reshjeve. Sipas njoftimit, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në kapacitetin e furnizimit me ujë për konsumatorët.

“Hidrodrini” ka bërë të ditur se kjo masë do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, deri në përmirësimin e kushteve klimatike dhe rritjen e nivelit të ujit në burime.

“Nuk mund të kemi parashikim të saktë, meqë një gjë e tillë vjen si pasojë e thatësirave dhe mungesës së reshjeve,” thuhet në përgjigje.

Sipas kompanisë, nuk parashihet ndonjë zbritje në faturat mujore për konsumatorët, pasi në periudhat kur nuk ka furnizim me ujë, nuk ka as shpenzim në ujëmatës. Ndërkohë, furnizimi me cisterna për zonat më të prekura nuk është aktivizuar, pasi oraret aktuale të reduktimeve nuk e imponojnë një ndërhyrje të tillë megjithatë, kjo mbetet një opsion në rast nevoje.

“Jo, sepse për aq sa nuk ka ujë, nuk ka as shpenzim në ujëmatës. Kohëzgjatja e orareve të reduktimeve, deri në këtë moment, nuk imponon nevojë për një veprim të tillë, i cili mbetet opsional,” thuhet më tej në përgjigje për IndeksOnline.

“Hidrodrini” ka konfirmuar gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet qeveritare për të përballuar situatën, ndërsa është duke punuar edhe në një plan-projekt afatgjatë për të shmangur probleme të ngjashme në të ardhmen.

Gjatë ditës së sotme kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me reduktimet me ujë në këtë qytet. Ai ka ftuar që sa më parë të emërojë bordin e “Hidrodrinit”, ndërsa ka shtuar se gjendja e furnizimit në disa lagje është alarmante.

Pejauji

Më shumë nga Lajme

  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve
  • 10:16Me kallash në dasmë, katër persona arrestohen Malishevë
  • 10:15Kapen tri gjedhe pa dokumente në një kombi, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia
  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë