Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Reduktim deri në banalitet”, Çitaku jep detaje të takimit Hamza – Kurti

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 22:48
“Reduktim deri në banalitet”, Çitaku jep detaje të takimit Hamza – Kurti

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se takimi ndërmjet Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret, pasi siç thotë ajo, nuk ka pasur hapësirë reale për diskutim mbi çështjet politike.

Sipas saj, PDK-ja nuk ka shkuar në takim për të negociuar poste, por për të diskutuar parimet se si do të dukej Kosova në katër vitet e ardhshme.

“Është tmerruese se si synohet të reduktohet çështja e zgjedhjes së presidentit në një vend pune. Ne nuk po shkojmë për të negociuar për ta bërë dikë president. Kjo do të ishte reduktim deri në banalitet i zyrës së presidentit dhe i funksionimit demokratik. Ne nuk kemi shkuar në takim për të diskutuar për një vend pune, por për parimet, se si do të duket Kosova në katër vitet e ardhshme”, është shprehur Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se takimi që kishte Bedri Hamza me Albin Kurtin, nuk solli asnjë zhvillim të ri mes palëve.

“Nuk ka pasur asnjë lloj hapësire për të diskutuar. Do të doja të kisha diçka ekskluzive, substanciale e domethënëse për të shpalosur, por nuk ka. Ka qenë një deja vu i takimeve të mëhershme, madje mund të them se ka pasur edhe kthim prapa në atë që mund të quhej ofertë. U tha: ‘Qeverinë e bëj vetë, Kuvendin e bëj vetë, po hajde ta bëjmë presidentin’”, deklaroi Çitaku në Rubikon.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e nesërme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë
  • 23:33Matoshi: Asnjë faj nuk mund t’i vishet opozites nëse vendi shkon sërish në zgjedhje
  • 23:23Canaj: Dosja e Shehollit po përdoret politikisht
  • 23:22Obelisku, UÇK-ja do të shndrisë edhe nga Blinaja
  • 23:03Sadiku ‘kundër’ një marrëveshje mes LDK-së e LVV-së: Nuk mundemi me fitu në koalicion me ata