Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ai në një postim në Facebook shkruan se revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.
“Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërsa krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara”.
“Është evidente se përpjekja për të barazuar çlirimtarët tanë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështetet në akuza të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës”
