Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon SHSKUK-ja: Kishte mungesë të përkohshme të albuminës, operatori ekonomik është penalizuar për vonesa

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 18:54
Reagon SHSKUK-ja: Kishte mungesë të përkohshme të albuminës, operatori ekonomik është penalizuar për vonesa

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka reaguar lidhur me raportimet për mungesë të barnave, abuminave dhe materialit shpenzues.

Në reagimin e SHSKUK-së thuhet se në lidhje me raportimet dhe shqetësimet e ngritura për furnizimin me barna dhe material shpenzues, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dëshiron të informojë opinionin publik se furnizimi me antibiotikë në institucionet tona ka qenë i vazhdueshëm. Ndërkaq në rastet kur ka munguar një formë e caktuar farmaceutike, janë siguruar alternativa të barasvlershme, duke garantuar trajtim të pandërprerë dhe në përputhje me standardet mjekësore për të gjithë pacientët.

“Mungesa e përkohshme e albuminës, është e vërtetë se gjatë një periudhe të shkurtër ka pasur vonesa në furnizimin me albuminë, për shkak të mosrespektimit të afateve të liferimit nga operatori ekonomik. Për cka operatori ekonomik, Redoni HM është penalizuar për këto vonesa. Si dhe produktet, Imipenem dhe Meropenem kanë qenë produkte që kanë pas vonesa në liferim, por, për këtë është penalizuar Operatori Ekonomik Radix Pharm. Poashtu për medicinal kontrast jo-jonik është penalizuar edhe operatori ekonomik Liri Med, për mosrespektim të kontratës”, thuhet në reagim.

Në reagim po ashtu thuhet se ShSKUK ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, duke aplikuar penalizimet përkatëse ndaj operatorëve që kanë shkelur kontratat e furnizimit , një praktikë që po zbatohet me përpikëri dhe përgjegjësi.

Sipas SHSKUK-së gjatë vitit 2024 ShSKUK ka penalizuar Operatorët Ekonomik në vlerë totale prej 226,240.08 euro. Ndërsa për vitin 2025 deri më tani janë penalizuar OE në vlerë totale prej 130,184.75 euro.

“Lidhur me disa produkte për të cilat, pavarësisht inicimit me kohë të procedurave të tenderimit, procesi ka rezultuar i pasuksesshëm për shkak të mungesës së ofertave nga operatorët ekonomikë, dëshirojmë të informojmë opinionin se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar ndërprerjen e furnizimit dhe për të garantuar vijueshmërinë e trajtimit për pacientët. Në këtë drejtim, janë siguruar donacione me produktet përkatëse dhe aktualisht jemi në proces të shqyrtimit të të gjitha mundësive të tjera ligjore dhe operacionale për furnizim alternativ. Theksojmë përkushtimin tonë të plotë për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe të qëndrueshëm me barna esenciale, duke siguruar funksionim të rregullt të të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtje të vazhdueshme të interesit të pacientëve”, thuhet në reagim.

Në vijim gjeni raportin e dënimeve të operatorëve ekonomik për vitin 2024 -2025;

qkuk

Të ngjashme

Lajmi i fundit: Një paciente me malarie shtrohet në QKUK

Lajmi i fundit: Një paciente me malarie shtrohet në QKUK

18:10

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme