Ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar farsën e Kurtit.

“Sot, Gjykata Kushtetuese ka shpallur të PAVLEFSHME seancat për konstituimin e Kuvendit ,një vendim që e demaskon plotësisht pushtetin e Albin Kurtit dhe tregon se si e kanë uzurpuar institucionin më të lartë për interesa të tyre politike.

Kjo është shuplaka më e madhe ligjore që i është dhënë këtij pushteti që s’e njeh Kushtetutën, s’e respekton demokracinë dhe i trajton institucionet si vegla personale”, ka shkruar mes tjerash në reagim Lekaj.