Franca ka shprehur shpresën për lirimin “sa më të shpejtë” të Igor Popoviq, ndihmës drejtorit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, duke theksuar se lëvizja e lirë është parakusht për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Franca përsërit mbështetjen e saj për ndërmjetësimin evropian, që synon normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë të mundur të lëvizin lirshëm dhe në siguri në të dyja vendet. Ne shpresojmë që zëvendës negociatori serb të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur,”, thuhet në deklaratën e Francës.