Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon edhe Vuçiqi: Ibri është çështje e jona e brendshme, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 23:17
Reagon edhe Vuçiqi: Ibri është çështje e jona e brendshme, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër është “çështje e brendshme e Serbisë”.

Ai këtë e ka deklaruar për RTS’në, sipas mediave në Serbi.

“Është çështje e jonë e brendshme. Nuk e di se çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur “shqetësim të thellë” për deklaratën e Vuçiqit dhe për përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë, shkruan Insajderi.

Hoxha ka theksuar se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si çështje e brendshme e një shteti dhe as të vendoset në mënyrë të njëanshme.

“Pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, e drejta ndërkombëtare përcakton parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, si dhe detyrimin për të parandaluar dëmet ndërkufitare, për të shkëmbyer informacione dhe për t’u konsultuar për masat që mund të kenë pasoja për shtetet tjera.

Hoxha ka rikujtuar se Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që nga viti 2010 dhe se ka pranuar mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë ai.

Sipas ministrit shqiptar, çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet në mënyrë transparente, mbi bazën e të dhënave shkencore dhe pas një vlerësimi të plotë të ndikimit ndërkufitar, si dhe përmes konsultimit me palën e prekur.

“Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”, ka deklaruar Hoxha.

Shqipëria, ka shtuar ai, mbështet të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.

Reagimi i Tiranës vjen pasi Vuçiq ka folur për mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër, duke deklaruar se Serbia po shqyrton këtë çështje përmes institucioneve dhe ekspertëve të saj. Lumi Ibër buron në Mal të Zi, kalon nëpër Kosovë dhe vazhdon drejt Serbisë, duke e bërë menaxhimin e tij çështje me karakter ndërkufitar.

Hoxha ka bërë thirrje që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, e jo përmes “kërcënimeve apo ndërhyrjeve dhe veprimeve të njëanshme

çështjebrendshmeibri

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Parashikimi i motit për nesër, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë
  • 23:39Bie në bunar rreth 10 metra të thellë, policia arrin ta shpëtoj qytetarin
  • 22:55Kur hiqen barrikadat dhe kur do të qarkullojnë veturat në Urën e Ibrit, Sveçla flet për koordinim me KFOR, pret lajme të mira
  • 22:50Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
  • 22:2516 armë zjarri të sekuestruara dhe mbi 4 mijë gjoba trafiku në një javë në Prishtinë