Analisti Mustafë Kadrijaj, ka reaguar pas përplasjes së ashpër mes tij dhe Nexhmedin Spahiut e cila për pak sa nuk shkoi në përleshje fizike gjatë një debati televiziv, shkruan GazetaDemos.
Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar falje publikut, duke thënë se reagimi i tij ishte nën afekt.
“Pa dyshim që reagimi im ishte në afekt dhe më vjen keq. Po të ishte për mua, nuk do të kishte fare problem. Por të ofendohet një figurë siç është Hashim Thaçi, i cili, me të gjitha të metat që mund t’i ketë si njeri, e ka dëshmuar anën e tij atdhetare dhe për këtë po përballet padrejtësisht në Hagë, ishte e papranueshme për mua. Pra, derisa Hashim Thaçi të ofendohet, ndërsa është i lidhur e i prangosur dhe nuk ka mundësi të përgjigjet, e dikush si Nexhmedin Spahiu, pa asnjë kredit kombëtar, e ofendon duke e quajtur “cub” dhe duke aluduar se ka vjedhur e ka shitur, për mua kjo ishte e papranueshme. Aq më tepër kur moderatori e relativizonte qëndrimin e Nexhmedin Spahiut. Unë u detyrova ta lëshoj studion, por Spahiu vazhdoi me ofendime, gjë që për mua ishte e papranueshme në atë moment”, u shpreh Kadrijaj.
Postimi i plotë:
Reagim me shkas
Është njerëzore të kërkosh falje publikut për një sjellje timen dhe jam i gatshëm, nëse kërkohet, t’u kërkoj falje shqiptarëve anë e mbanë, kudo që janë. Pa dyshim që reagimi im ishte në afekt dhe më vjen keq. Po të ishte për mua, nuk do të kishte fare problem. Por të ofendohet një figurë siç është Hashim Thaçi, i cili, me të gjitha të metat që mund t’i ketë si njeri, e ka dëshmuar anën e tij atdhetare dhe për këtë po përballet padrejtësisht në Hagë, ishte e papranueshme për mua. Pra, derisa Hashim Thaçi të ofendohet, ndërsa është i lidhur e i prangosur dhe nuk ka mundësi të përgjigjet, e dikush si Nexhmedin Spahiu, pa asnjë kredit kombëtar, e ofendon duke e quajtur “cub” dhe duke aluduar se ka vjedhur e ka shitur, për mua kjo ishte e papranueshme. Aq më tepër kur moderatori e relativizonte qëndrimin e Nexhmedin Spahiut. Unë u detyrova ta lëshoj studion, por Spahiu vazhdoi me ofendime, gjë që për mua ishte e papranueshme në atë moment. Sidoqoftë, njerëz jemi dhe mund të gabojmë. Por duhet ta ketë të qartë kushdo se nuk mund të ofendojë çlirimtarët. Kujt nuk i pëlqen Republika e Kosovës, le të shkojë aty ku ndihet i rehabilituar ose ku dëshiron të vajtojë ish-Jugosllavinë. Si neojugosllavë, ndoshta mund të gjejnë përkrahje diku tjetër, por jo në Kosovën e martirizuar me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë që kishte atdheu. Me konsideratë dhe respekt për opinionin, kërkoj falje për një shfaqje të pakëndshme që ju kemi ofruar.
Përzemërsisht, Mustafë Kadriaj