Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Rasti tragjik në Malishevë, ja çfarë pret familja e Jetlira Foniqit

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 16:20
Rasti tragjik në Malishevë, ja çfarë pret familja e Jetlira Foniqit

Familja e Jetlira Foniqit, 25-vjeçares që dyshohet se u vra nga burri i saj në Kërvasari të Malishevës, lajmin e ka marrë sot pas orës 02:00 të mesnatës.

Kështu ka thënë djali i axhës së të ndjerës, Flamur Foniqi, i cili në një prononcim për KosovaPress tha se si familje besojnë se bija e tyre është vrarë.

Foniqi tha se si familje presin konstatimin e plotë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa bëri thirrje për drejtësi të plotë në lidhje me ngjarjen.

“E ndjera është vajza e axhës, për të cilën sot pas orës 02:00 të mesnatës e kemi marrë lajmin për rastin tragjik. Nëse flasim për informacionet e mëngjesit, ne e dimë dhe besojmë shumë se si familje, e bija jonë është privuar nga jeta. Ka ndodhë përmes aktit të vrasjes edhe me këtë qëndrojmë, ndërsa konstatimet tjera i presim prej Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Jemi në dhimbjen tonë, është privuar nga jeta bija jonë dhe prej këtu bëjmë thirrje në arritjen e drejtësisë së plotë”, tha ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima, e cila ishte shtatzënë tash e 34 javë, ka ndërruar jetë pas plagosjes me armë zjarri.

Sipas informacioneve të policisë, në dhomën e gjumit janë gjetur të plagosur 25-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, 26-vjeçar. Personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Egzon Bytyqi, 26 vjeç.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, i ka thënë KosovaPress-it se rasti është raportuar më 23 gusht 2026, rreth orës 23:20.

Të plagosurve fillimisht u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se 25-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

rastitragjikfamilja

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit