Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP nis hetimin në Korçë

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 10:38
Rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP nis hetimin në Korçë

Pas konfirmimit të rastit të parë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës.

Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren, ku po kryen hetimin entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin dhe marrjen e masave të nevojshme për kontrollin e tyre, shkruan Euronews.al.

Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor. I moshuari banon në qytetin e Korçës dhe dyshohet se është pickuar nga një mushkonjë gjatë qëndrimit në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës.

Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, 72-vjeçari iu drejtua spitalit, ndërsa analizat laboratorike konfirmuan infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.

Ndërkohë, specialistët e ISHP-së po kryejnë kontrolle në zona të ndryshme të qarkut të Korçës për të evidentuar praninë e mushkonjës bartëse të virusit dhe për të përcaktuar masat që duhet të ndërmerren për frenimin e përhapjes së saj.

Në kuadër të hetimit dhe masave parandaluese, ekipet e specializuara po kryejnë edhe depistimin në vatër. Në zonat ku konstatohet prania e mushkonjave, pritet të ndërhyhet me dezinfektim dhe trajtime të posaçme.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve, infeksioni mund të kalojë pa simptoma ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella.

Në rastet e rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze.

Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP-së pritet të përcaktojë shkallën e pranisë së mushkonjës bartëse në zonë dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera.

nilithetiminrasti

Më shumë nga Lajme

  • 09:14Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij
  • 08:59Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe shkollat fillore në Prishtinë
  • 08:35Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit për tryezën e rrumbullakët
  • 08:09Kaq është çmimi i metrës së druve sivjet
  • 08:01A mund të bjerë borë kur temperatura është mbi 0°C?