Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i Maria Clara Urdangaray: Sot seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 07:40
Rasti i Maria Clara Urdangaray: Sot seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës

Në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pritet të mbahet seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës.

Endrit Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

Më 19 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale "vrasje e rëndë" ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Në fund të gushti të vitit të kaluar, "MAT" në Klan Kosova kishte realizuar një emision hulumtues, ku ndër të tjera, për herë të parë u paraqitën për publikun pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes dhe shume detaje të tjera rreth rastit.

Maria Clara Urdangaray vdiq në ora 04:27 minuta të mëngjesit të 1 gushtit të vitit 2023, rreth tre orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë në hotelin "Sonoma" në Fushë Kosovë, aty ku po qëndronte me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen. Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare.

endritmariaclara

Më shumë nga Lajme

  • 08:36Tre të vrarë dhe një i plagosur për dy ditë në Gjilan, Hyseni thërret sot mbledhje urgjente
  • 08:23Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit
  • 08:22Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit
  • 08:15Shpëtohen dy alpinistë çekë mes Kosovës dhe RMV’së – detaje se çfarë iu ndodhi në mbi 2500 metra lartësi
  • 08:14I dyshuari ende në arrati, krejt çka dihet deri tani për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit