“Konsideroj se ishte një takim shumë konstruktiv me presidenten. Ishte një analizim i opsioneve, të cilat eventualisht do të vijnë me skadimin e afatit 30 ditësh, i cili, sipas meje, ka një potencial të komplikimit të mëtejshëm të situatës, për çka nuk është askush. Megjithatë, duhet të konstituohet që ta zgjidhim deri në skadim të afatit, sepse një skadim i tillë do të komplikonte situatën politike.
“Më vjen një përgjegjësi, po më vjen marre që jemi si politikanë e si deputetë se çfarë imazhi bëjmë, jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opionit evropian. Hajde të përpiqemi edhe më shumë a zgjidhim problemin. Në rrethanat që janë sot nuk pres të ndodhë konstituimi brenda afatit 30 ditësh”, tha Rashiq.