Saga me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duket se do të marrë fund mesnatën e sotme – por pa epilog. Kjo pasi Klan Kosova ka mësuar nga burimet se Presidentja Vjosa Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja, pasi çështja e zgjedhjes së presidentit të ri duket se nuk është në horizont.
Sipas burimeve, Lëvizja Vetëvendosje po pret dekretin e Presidentes Osmani për zgjedhje të reja që më pas ta dërgojë të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht nga Presidenca, pasi Osmani ka afat deri në mesnatë.
