Raportohet se në Liqenin e Batllavës një i ri është fundosur gjatë kohës që po lundronte me një varkë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur operacionin për lokalizimin e personit të zhdukur.