Zhvillime të papritura po ndodhin brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetari i saj, Bedri Hamza, raportohet se ka vendosur të largohet nga drejtimi i subjektit politik.
Hamza tashmë ka marrë vendimin për dorëheqje dhe pritet që ky zhvillim të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.
Vlora Çitaku përmendet si personi që pritet ta marrë përkohësisht drejtimin e PDK-së, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Megjithatë, ende nuk është sqaruar nëse Hamza do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën gjatë periudhës së tranzicionit apo nëse drejtimi do t’i kalojë menjëherë Çitakut.
Hamza nuk pritet të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PDK-së, ndërsa partia pritet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin Zgjedhor, i cili është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

