Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportim i Bujkut në vitin 1992: Thaçi si lider i studentëve dhe Rexhep Qosja mbajtën një orë historie kushtuar dy heronjve, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 23:40
Raportim i Bujkut në vitin 1992: Thaçi si lider i studentëve dhe Rexhep Qosja mbajtën një orë historie kushtuar dy heronjve, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Më 3 nëntor të vitit 1992 ishte mbajtur një “Orë historie për dëshmorët”, ku dy folësit kryesorë ishin akademik Rexhep Qosja dhe lideri studentor i asaj kohe, Hashim Thaçi.

Gazeta “Bujku” kishte raportuar se kjo orë historie i ishte kushtuar dy heronjve, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

“Shoqata e historianëve të rinj të Kosovës, dje në Institutin Albanologjik, organizoi një orë përkujtimore historiko-letrare për nder të trevjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Pasi iu bënë nderime me një minutë heshtjeje për jetën e dy dëshmorëve, folën Hashim Thaçi dhe Osman Shahini”, thuhet në raportimin e gazetës “Bujku”.

Në vazhdim, sipas raportimit të gazetës “Bujku”, kishte folur akademik Rexhep Qosja, i cili kishte thënë se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u vranë me qëllim që të vritej ideali i lirisë dhe i pavarësisë.

“Në vazhdim, akademik dr. Rexhep Qosja, duke folur për rrugën jetësore të këtyre dëshmorëve dhe lëvizjen gjithëpopullore, tha se ata i vranë me qëllim që të vrasin idealin e tyre, idealin e lirisë dhe të pavarësisë, por nuk ka armë, polici e ushtri që mund të vrasë gjakimin e popullit drejt lirisë. Ai në vazhdim tha se ‘sot jemi të pushtuar, por jo edhe të përkulur e të nënshtruar; të brengosur, por jo edhe të dëshpëruar, sepse, sado e vështirë të jetë, populli di dhe do ta gjejë rrugën drejt lirisë’”, thuhet në gazetën “Bujku”.

Hashim Thaçi, si lider studentor, vazhdimisht kishte shkruar për Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun dhe Fadil Vatën edhe në një gazetë tjetër.

Në këtë tekst, Afrim Zhitia portretizohet jo thjesht si një aktivist politik i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LRPK), por si një simbol i rezistencës heroike dhe i martirizimit për liri. Ai, bashkë me shokun e burgut, Fadil Vatën, hartuan plane për rezistencë. Po ashtu, theksohet sakrifica e hershme e Zhitisë dhe bashkëveprimtarit Fahri Fazliu kundër regjimit serb, e cila kulmoi me rezistencën e armatosur më 2 nëntor 1989, ku edhe ranë heroikisht, transmeton demokracia.

“Në Kodër të Diellit luftuan dy zemra të brumosura me idealin e lartë në luftë për çlirim nga pushtuesi; ranë dy trima, pushuan dy zemra, por nuk pushoi lufta. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me veprën e tyre heroike dhe të pavdekshme, vetëm sa e frymëzuan dhe fuqizuan rininë për të dalë dhe për të rezistuar edhe më fuqishëm, për të vazhduar amanetin e tyre, i cili ishte: përpjekje dhe qëndresë deri në çlirim”, kishte shkruar Thaçi në vitin 1992.

Hashim Thaçi

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin