Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 17:11
Raporti i ZKA-së për sigurinë e nxënësve në shkolla: Zotimet të shndërrohen në masa konkrete

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të mërkurën mbajti tryezë pune ku u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të auditimit të performancës “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”.

Përveç drejtuesve më të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në tryezë morën pjesë edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Zëvendës Avokatja e Popullit, Anita Çavdarbasha Korenica, si dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, komunave dhe organizatave të shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit. Diskutimi u përqendrua në gjetjet e auditimit dhe në nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për përmirësimin e sigurisë së nxënësve në shkollat publike.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se siguria e nxënësve në shkolla nuk mund të jetë përgjegjësi e një institucioni të vetëm, por kërkon një zinxhir të pandërprerë përgjegjësie dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve. Ajo theksoi se institucionet përgjegjëse kanë vendosur mekanizma dhe kanë ndërmarrë iniciativa për rritjen e sigurisë në shkolla, megjithatë nuk funksionojnë si një sistem i koordinuar, i standardizuar dhe plotësisht efektiv.

Auditorja e Përgjithshme tha se zbatimi i rekomandimeve të auditimit, koordinimi më i mirë ndërinstitucional, raportimi i plotë i rasteve dhe reagimi i shpejtë dhe i koordinuar janë të domosdoshme për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Spanca deklaroi se ZKA do ta përcjellë zbatimin e rekomandimeve dhe mirëpret që zotimet e institucioneve të shndërrohen në masa konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, përgëzoi ZKA-në për realizimin e këtij auditimi duke thënë se kjo është një prej temave më të rëndësishme në sistemin e arsimit në Kosovë. Ai tha se gjetjet dhe rekomandimet e ZKA-së janë një udhëzues i mirë për përmirësimin e punës dhe performancës tonë. Çeku tha se përgjegjësia për sigurinë në shkolla është e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve në mënyrë që të krijohet ambient i sigurt. Çeku tha se raporti i auditimit për sigurinë në shkolla është realizuar në një momentum të rëndësishëm, kur Ministria e Arsimit ka filluar hartimin e Strategjisë së Arsimit për të cilën kërkoi kontributin dhe mbështetjen e të gjithëve.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se siguria në shkolla është prioritet i Policisë së Kosovës dhe një prej shtyllave kryesore për ndërtimin e një së ardhme të sigurt të shoqërisë tonë. Ai theksoi se shkolla nuk është vetëm një vend ku fëmijët marrin edukim dhe dije, por është hapësira ku ata formojnë personalitetin, zhvillojnë aftësitë dhe përgatiten për të ardhmen. Sipas Hoxhës, krijimi dhe ruajtja e një ambienti të sigurt, të qetë dhe gjithëpërfshirës në institucionet arsimore është përgjegjësi e përbashkët dhe policia mbetet e përkushtuar në përmbushje të këtij misioni.

Zëvendës Avokatja e Popullit, Anita Çavdarbasha-Korenica, foli për punën e Institucionit të Avokatit të Popullit nga aspekti i te drejtave të njeriut, ku tregoi për iniciativat e ndërmarra si dhe për rezultatet dhe rekomandimet e dhëna për institucionet përgjegjëse. Çavdarbasha- Korenica tha se sa i përket të drejtave të fëmijëve edhe sipas standardeve të Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut para edukimit vjen siguria, prandaj të gjithë se bashku duhet të punojmë në këtë drejtim.

Rezultatet e auditimit në mënyrë të detajuar u prezantuan nga Drejtoresha e Departamentit të Auditimit, Ariana Gjonbalaj. Diskutimi i përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, komunave dhe organizatave të shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit u fokusua të gjetjet e raportit si dhe të zbatimi i rekomandimeve të auditimit.

Në përmbyllje Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se konkluzioni i kësaj tryeze ishte se të gjithë e vlerësuan raportin dhe rezultatet e tij, se rekomandimet e ZKA-së janë të vlefshme dhe u ndihmojnë institucioneve përgjegjëse t’i ndërmarrin masat e nevojshme për të përmirësuar sigurinë në shkolla në Kosovë dhe se ky është mision i përbashkët.

nxënësveshkollaauditimit

Më shumë nga Lajme

  • 18:18Nis takimi Kurti-Abdixhiku, priten propozime konkrete për President
  • 18:15Takimi prej orës 18:00, Osmani: Pas takimit flasim
  • 18:08Kurti arrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun
  • 18:02Takimi Kurti-Abdixhiku, vjen reagimi nga VV-ja
  • 17:51Këto janë vendet ku nesër do ketë reduktime