Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raporti i BE: Heqja e masave varet nga depërshkallzimi në Veri, bllokada politike ka ngadalësuar progresin

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 15:45
Raporti i BE: Heqja e masave varet nga depërshkallzimi në Veri, bllokada politike ka ngadalësuar progresin

Ditën e sotme, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere të zgjerimit gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.

Pjesë e këtij raporti është edhe Kosova. Në faqen e Komisionit Evropian thuhet se Kosova ka mbetur e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ‘’me një nivel të lartë mbështetjeje publike’’. Por, theksohet ne KE, se vonesat në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ka ngadalësuar progresin në reformat që lidhen me BE-në.

‘‘Kosova ka mbetur e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, me një nivel të lartë mbështetjeje publike. Megjithatë, vonesa në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit ka ngadalësuar progresin në reformat që lidhen me BE-në. Për të rikthyer dinamizmin në këtë proces, është e domosdoshme forcimi i bashkëpunimit ndërpartiak dhe riprioritizimi i reformave evropiane’’, thuhet nga KE .

Po ashtu, aty theksohet se KE, shpreh gatishmërinë për të përgatitur një Opinion mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Këshilli.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i angazhimeve nga Dialogu mbeten pjesë thelbësore e perspektivës evropiane të Kosovës. Komisioni shpreh gatishmërinë për të përgatitur një Opinion mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Këshilli’’, thuhet tutje.

Përveç këtyre, nga KE po ashtu thuhet se hapat e ardhshëm për heqjen e masave do të varen nga ruajtja e de-përshkallëzimit të situatës në veri.

‘’Gjithashtu, Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë nga maji 2025 për të filluar heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Hapat e ardhshëm do të varen nga ruajtja e de-përshkallëzimit të situatës në veri. Komisioni synon t’i heqë më tej këto masa, nëse arrihet një transferim i rregullt i qeverisjes lokale në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe nëse de-përshkallëzimi vazhdon të mbahet’’, thuhet mes tjerash nga KE.

Më shumë nga Lajme

  • 19:33Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit
  • 19:30Abrashi: Nuk i kemi votat për presidentin, por kjo çështje i takon edhe opozitës
  • 19:27Haziri: Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë
  • 19:19A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?
  • 19:19Gruda tregon për veprimet nesër në Kuvend: Nesër do ta presim Deharin e VV-në në sallë