Ramush Haradinaj, deputeti i Kuvendi të Kosovës njëherësh një nga emrat kyç të UÇK-së për lirinë e Kosovës është nisur për në marshin për liri bashkë me gruan, djalin, kreun e Aleancës Ardian Gjini dhe shumë bashkëpunëtorë.
Haradinaj ka deklaruar se numri i madh i qytetarëve sot në shesh ua bën të ditur ish-krerëve të UÇK-së në Hagë se Kosova është me ta dhe se i shpallë të pafajshëm.
Haradinaj tha se të njëjtit duhet liruar dhe se vendimi i Hagës duhet të jetë lirues.




