Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot komunën e Deçanit, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe strukturat lokale të partisë.
Në një atmosferë të mbushur me energji pozitive, Haradinaj theksoi mbështetjen e palëkundur për vizionin zhvillimor të AAK-së për Deçanin – një vizion që sjell dritë, punë dhe rezultate të prekshme për qytetarët.
I plotë:
Deçani i trimërisë dhe sakrificës, plot entuziazëm për vizionin e Aleancës që bën Dritë!
Sot, në takim me qytetarët dhe strukturat e Aleancës, u konfirmua mbështetja e palëkundur për vizionin tonë për Deçanin që bën Dritë.
Nën drejtimin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe ekipit të tij të përkushtuar, Deçani është shndërruar në një shembull të qeverisjes së mirë, duke u renditur ndër komunat me performancën më të lartë në vend. Ky është vazhdim i traditës së shkëlqyer të qeverisjeve të Aleancës; punë, përkushtim dhe rezultate konkrete.
Qeverisja e Aleancës flet me punë. Çdo projekt i prekshëm, çdo ndryshim që shihet e ndjehet, mban vulën e kryetarit Ramosaj dhe ekipit të tij. Katër vitet e ardhshme janë vizioni i radhës për ta vendosur Deçanin fuqishëm në hartën ballkanike, sidomos në fushën e turizmit.
Jeta dhe mirëqenia e qytetarit të Deçanit nuk janë premtime elektorale, janë detyrë, përgjegjësi dhe obligim.
#DritëpërDeçanin
#AAK174