Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me Perëndimin dhe botën demokratike, jo me izolimin dhe sanksionet .
Ai ka theksuar se prioritet i Qeverisë së ardhshme Haradinaj do të jetë anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke vlerësuar se këto procese do t’i siguronin vendit paqe afatgjatë, siguri, zhvillim ekonomik, institucione të forta dhe perspektivë të qëndrueshme për të rinjtë.
Haradinaj ka nënvizuar se Kosova duhet të qëndrojë krah botës perëndimore.
