Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e fuqishme për kandidatin e partisë për komunën e Prishtinës, Bekë Berisha, duke theksuar rëndësinë e vizionit të tij për të ardhmen e kryeqytetit, shkruan Demos.

“Në këto fotografi është Prishtina e së ardhmes! Janë 174 arsye të forta pse Beka është këtu. Jo për t’u dukur, por për të ndryshuar. Janë 174 plane, të menduara jo për ditën e zgjedhjeve, por për gjeneratat që vijnë pas nesh. Janë 174 pse-të që e bëjnë Beken zgjedhjen e duhur, JO rastësore, por të domosdoshme. #DritëpërPrishtinën #AAK174”, shkroi Haradinaj.