Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramë Buja: UÇK-ja ishte ushtri tokësore e NATO-s gjatë bombardimeve

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 18:23
Ramë Buja: UÇK-ja ishte ushtri tokësore e NATO-s gjatë bombardimeve

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka rrëfyer për përvojën e ditëve të para të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Ai ka theksuar se në fillim ishte e vështirë të besohej se operacioni do të realizohej, edhe pas premtimeve nga konferenca e Rambujës dhe takimeve me zonjën Albright dhe gjeneralin Clark.

Buja ka treguar se NATO kërkonte nga Shtabi i UÇK-së identifikimin e caqeve, të cilat UÇK-ja i jepte me koordinata, dhe goditjet realizoheshin me përpikëri të jashtëzakonshme.

“Ne dëgjonim krisma e dridhje të tokës andej e këndej, pro është diçka që në fakt në një formë apo një tjetër Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri tokësore e NATO-së një far forme, sepse shpesh herë për të mos thënë gjithmonë kërkoheshin caqe të caktuar për mundësi goditjesh dhe këtu angazhoheshin njerëzit tanë profesionistë”, ka deklaruar Buja.

“Strukturat tona operative ato caqe që kërkoheshin dhe mund të identifikoheshin nga anëtar i shtabit tonë dhe njerëz profesionistë u jepnin dhe kjo nuk shkonte shumë kohë dhe realizohej caku goditja, po ne i jepnim koordinatat, dhe realizohej me përpikëri të jashtëzakonshme”, ka deklaruar tutje Buja.

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 18:50Digjet një shtëpi në Vushtrri
  • 18:34Vendimi i Specialës në Hagë, Çitaku i reagon ambasadorit britanik
  • 18:34Raportohet se BIA serbe ka arrestuar dy persona për ‘spiunazh’ te shërbimet shqiptare, njëri nga Kosova
  • 18:10Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë
  • 17:50Jack Smith e përmend dënimin e Hashim Thaçit si sukses, teksa në Kongres përballet me pyetje për abuzim me detyrën