Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 13:07
Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në “panik ligjor” për veprimet që ka ndërmarrë, ndërsa ka thënë se veprimet e tjera politike të VV-së janë “alibi” për të mos gjetur zgjidhje për krizën institucionale.

Ramadani ka thënë se thelbi i situatës politike në Kosovë mbetet moskonstituimi i Kuvendit.

“Sot është dita e 18 e bllokadës së re, pas qindra ditëve të bllokadave të kaluara që ka bërë VV dhe është duke vazhduar ta bëjë. Thelbi i krejt situatës në të cilën është Kosova, është moskonstituimi i Kuvendit. Unë mendoj që VV-ja është në panik ligjor dhe jo vetëm politik për veprimet që ka bërë dhe ata e kanë vendos me dërgu vendin në zgjedhje dhe gjitha të tjerat janë vetëm alibi”, tha ai, raporton eo.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Ramadani ka përsëritur se Aleanca nuk është e interesuar për marrëveshje politike partiake, por ka theksuar se mbështetja e saj varet nga gjashtë kërkesat që kjo parti i ka paraqitur.

“Në secilën rrethanë politike, për Aleancën është e qartë. Për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike, dhe për marrëveshje politike partiake ne nuk jemi të interesuar, por jemi të interesuar për gjashtë kërkesat tona që janë jetike për Kosovën. Marrëveshjen për emrin le ta bëjnë, por ne duhet ta shohim atë marrëveshje nëse i përfshin gjashtë çështjet që ne i kemi ngritur, nëse nuk i përfshijnë, ne nuk mund t’i ndihmojmë”, tha ai.

politikemarrëveshjeramadani

Të ngjashme

Ramadani përcjell qëndrimin e Alenacës: Kushdo që është përfshirë në lojën e kthimit të ligjit, do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Ramadani përcjell qëndrimin e Alenacës: Kushdo që është përfshirë në lojën e kthimit të ligjit, do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

21:58
Deputeti Ramadani flet për youtuber-in që hyri tinëz në kampin e policisë

Deputeti Ramadani flet për youtuber-in që hyri tinëz në kampin e policisë

11:19

Më shumë nga Lajme

  • 16:36Tiranë: Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë
  • 16:25“S’mundesh pa mu, unë t’i kam bo letrat” – mërgimtarja flet për jetën e grave shqiptare në Slloveni
  • 16:20Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. merr vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv
  • 16:19Presidentja viziton Muzeun Etnografik të Budapestit: Ruajtja e kësaj trashëgimie, përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit
  • 16:16Përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve