Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani paralajmëron VV-në: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 19:24
Ramadani paralajmëron VV-në: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me situatën politike dhe ngërçin institucional në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të afateve kushtetuese.

Ramadani ka theksuar se Aleanca nuk e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 7 qershorit, por sipas tij, VV-ja duhet ta zbatojë në praktikë mandatin e marrë nga qytetarët.

“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai ka thënë se Aleanca nuk e konteston as të drejtën e Vetëvendosjes për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re, duke kërkuar që kjo e drejtë të zbatohet.

Sipas Ramadanit, Aleanca ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e presidentit, pa kërkuar pozita apo përfitime partiake. Ai ka bërë të ditur se partia e tij ka propozuar një pako me gjashtë pika për vendime që i konsideron strategjike dhe jetike për Kosovën, në këmbim të shtatë votave të saj për kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, Ramadani pretendon se Vetëvendosje nuk i është përgjigjur kësaj oferte dhe se, njëkohësisht, nuk ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Duke mos konstituuar Kuvendin, nuk po e bëjnë Qeverinë e re, për të cilën populli e ka votuar më 7 qershor. Pra, po e lënë Kosovën pa Parlament e pa Qeveri”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka kritikuar gjithashtu VV-në për, siç tha ai, tejkalimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

“Në krejt këtë situatë amullie që po krijojnë, VV-ja ka tejkaluar edhe afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Pra, po e çon Kosovën në pakushtetutshmëri”, ka shkruar ai.

Deputeti i Aleancës ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të jetë aktive në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Ne alarmojmë për shkeljen e Kushtetutshmërisë. Ne jemi aktiv dhe do të jemi vazhdimisht në promovim e mbrojtje të kushtetutshmërisë. Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!”, ka shkruar Ramadani.

ramadanivv-nëaleanca

Të ngjashme

Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

13:41
Ramadani: Fitorja e parë e luftës hibride ruso-serbe ndaj Kosovës dhe Perëndimit ishte Raporti i Dick Marty-t

Ramadani: Fitorja e parë e luftës hibride ruso-serbe ndaj Kosovës dhe Perëndimit ishte Raporti i Dick Marty-t

07:58

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së
  • 16:38Deliu-Kodra: Presim mbështetjen e partive të tjera për ligjin e propozuar nga PDK-ja
  • 16:37Ambasadori i BE-së takohet me Përparim Ramën, në fokus zhvillimi i Prishtinës
  • 16:37Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën 'Women Political Leaders'
  • 16:28Lushtaku pas protestës për çlirimtarët në Skenderaj: Ishte madhështore