Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit dhe ndikimin e mundshëm të kësaj situate në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se Kosova përballet me më shumë se një dimension rreziku në këtë kontekst.
“Kosova nuk e ka vetëm rrezikun e një dimensioni, vetëm të reagimit të mundshëm, e që nuk e vlerësoj të rrezikut të lartë, nga Irani brenda Kosovës, por se edhe të aspekteve rajonale, edhe të një tendence të vazhdueshme të Serbisë që të shkaktojë ndonjë incident, me synim destabilizimin në Ballkan, kryesisht në Kosovë, sikurse edhe eventualisht ndonjë rast të njerëzve të janë si celula të fjetura të ndikuara prej regjimit iranian, të cilët mund të keqinformohen apo manipulohen për të shkaktuar ndonjë incident, sepse më shumë nuk mund të ndodh”, tha ai në Klan Kosova.
